Ngjarje

Vritet me 9 plumba shqiptari në Ekuador. Po priste gruan jashtë spitalit

Arjanit Rizaj është shqiptari i cili u ekzekutua mbrëmjen e 9 nëntorit në Guajakil të Ekuadorit.

Rizaj është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit.

Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.

Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur.

Policia vendase tentoi ta dërgonte me urgjencë shqiptarin në spitalin Luis Vernaza, por më pas ai u dërgua në klinikën Panamericana, ku për shkak të plagëve të marra humbi jetën. Më pas janë kryer procedurat mjeko-ligjore, si analiza e vendit të ngjarjes dhe transferimi i trupit në Laboratorin e Kriminalistikës.

Në një version të shkurtër të marrë nga bashkëshortja e shtetasit shqiptar, ajo përmendi se i shoqi nuk punonte sepse pasi ishte pa dokumente dhe se paratë që merr janë për shkak se të afërmit i dërgonin dërgesa nga Shqipëria dhe Kanadaja. Çifti u tha oficerëve se nuk e dinin motivin e sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë