Drejtësia

Vrau motrën në Tiranë, Gjykata lë në burg Marsela Pushanin: Nuk do doja kurrë ta vrisja

Nga Gazeta 'Si'-Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marsela Pushanin, e cila goditi me thikë të motrën duke i shkaktuar vdekjen.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Në sallë Pushani ka pohuar se nuk donte kurrë të vriste motrën e saj, por se kishte reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi viktima e kishte kërcënuar teksa ishte në gjendje të dehur.

Marsela Pushani ka kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se duhet të kujdeset për nënën e moshuar.

Gjithashtu, avokati i saj i ka kërkuar gjykatës arrest shtëpie dhe ndryshim të kualifikimit të veprës së “vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Sipas familjarëve, Amanda ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike.

Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë