Ka ndodhur

‘Më kërcënoi mua dhe mamanë’, 40-vjeçarja që vrau motrën: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin, ku një 40-vjeçare ka vrarë me thikë motrën e saj, 37 vjeç ditën e djeshme.

Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Mësohet se krimi ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje.

Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

Kështu ka deklaruar dhe autorja Marsela Pushani e arrestuar nga policia menjëherë pas krimit.

Ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Armanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

Autorja e krimit, 40-vjeçarja Marsela Pushani punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë.

Ajo dhe e ëma kanë deklaruar se viktima Armanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë