Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar sot kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës.
14-vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.
Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.
Sherri dyshohet se kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale, për t’u përshkallëzuar më pas në ambientet e shkollës dhe rreth saj.
Pas ngjarjes, Policia e Shtetit deklaroi se nuk kishte një autor të dytë të përfshirë në incident, duke theksuar se autori i dyshuar kishte vepruar i vetëm. Thika e përdorur në krim u gjet së bashku me çantën e shkollës.
Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, duke u organizuar protesta para Ministrisë së Arsimit, ku qytetarët kërkuan më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit. Dy muaj pas ngjarjes, familjarët e viktimës organizuan një tjetër protestë, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në hetime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.