Ka ndodhur

Vrau dy kushërinjtë për kanabis në Malësi të Madhe, arrestohet pas 2 vitesh Daniel Pepaj

Gazeta Si - Vetëdorëzohet në polici pas dy vitesh arrati Daniel Pepaj, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në Malësinë e Madhe për shkak të konfliktit për parcelat e mbjella me kanabis sativa.

Ngjarja u regjistrua në 3 tetor 2020 në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe. Uniformat blu thonë se Pepaj është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike””, njoftoi policia.

Në 3 tetor 2020, Klement Pepaj, Vilson Çutaj dhe Danjel Pepaj humbën kontaktet me familjarët e tyre. 5 ditë më vonë, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri në një zonë të thellë malore.

27-vjeçari Danjel Pepaj që prej atij momenti u shpall në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes, për t’u arrestuar vetëm këtë të premte.

Shkak për krimin e rëndë dyshohet se u bë konflikti për vjedhjen e një sasie me kanabis që viktimat akuzonin se ua kishte marrë kushëriri i tyre, pikërisht 27-vjeçari Danjel Pepaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë