Shtëpia Klodian Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu në fshatin Greçali në Fier, është përfshirë nga flakët mesditën e të premtes.
Banesa e Çalamanit, e cila ndodhej pranë asaj të Mateos dhe ku nuk jetonte asnjë pas vrasjes makabër, është djegur së bashku me ato pak orendi që gjendeshin brenda.
Nuk dihet ende nëse flakët janë vendosur qëllimisht apo kanë qenë aksidentale. Ndërkohë që banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.
Krimi mabakër tronditi të gjithë vendin, ndërsa familja e Mateos nisi mbledhjen e firmave për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.
Klodian Çalamani pas incidenteve në Gjykatën e Fierit ditën që do të njihej me masën e sigurisë, u dërgua në paraburgimin e Vlorës.
Çalamani ishte i papunë dhe jetonte kryesisht me ushqimet që i jepnin banorët e lagjes, si dhe familja Vasiu, të cilëve i vrau djalin. I mituri u denoncua nga familja si i zhdukur, ndërsa në orët e pasdites ai u zbulua i groposur në oborrin e 38-vjeçarit.
Policia u ndihmua nga një kamera sigurie e një banese në fshat, që kishte pikasur të miturin teksa bënte xhiro me biçikletën e Çalamanit. Pasi agjentët shkuan në shtëpinë e 38-vjeçarit, zbuluan trupin e pajetë të Mateos në oborrin e shtëpisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.