Ka ndodhur

Vrau bashkëjetuesen me thikë, arrestohet pas 24 orëve në arrati, Ramis Mici

Nga Gazeta Si - Ramis Mici, 37-vjeçari i cili vrau bashkëjetuesen e tij në Elbasan është arrestuar nga policia mesditën e së dielës.

Ai ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës, teksa në komisariat është shoqëruar vëllai i viktimës, pasi kishte deklaruar në rrjetet sociale se do merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

Ramiz Mici vrau në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 30 korrik, bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, për shkak të xhelozisë.

Policia e Elbasanit në një sqarim për ngjarjen tha se ishte vënë në dijeni të konfliktit mes çiftit prej 26 korrikut, kur 37-vjeçarja është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se ka konflikt me bashkëshortin për arsye xhelozie, por nuk kishte pranuar të bënte kallëzim.

Policia thotë se në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë-padia për urdhrin e mbrojtjes më datë 26 korrik dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Viktima dhe autori Ramis Mici ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë