Drejtësia

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shkon në gjyq dosja për Paplekajn dhe dy ish-drejtorët e policisë

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj.

Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Ndërkohë, është pushuar pjesërisht çështja për personat që ishin pjesë e njësisë së mbrojtjes së votës në PD.

Gjykata la në fuqi masën “arrest shtëpie” për dy ish-nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi, për të cilët do të vijojë gjykimi i zakonshëm.

Kjo ishte seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohej për Paplekajn, për të vendosur nëse çështja ndaj tij do të gjykohej nga themeli apo me procedurë të zakonshme.

Paplekaj kishte kërkuar rihetim të çështjes, për shkak shkak se në momentin kur është kryer në vendngjarje ekspertiza mbi dinamikën e konfliktit, as Paplekaj dhe as avokati i tij nuk janë njoftuar për të qenë të pranishëm.

Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata. Avokati i Paplekajt, nuk komentoi mbi vendimin, që, sipas tij, nuk mund të apelohet.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një konflikti të nisur në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Shkak u bënë dyshimet se një person po shpërndante para për sigurimin e votave për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare.

Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës ishte edhe Paplekaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë