Drejtësia

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria do më shumë kohë, Paplekaj kërkon rihetim

Nga Gazeta Si - Ka përfunduar seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Prokuroria kërkon kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve. Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës. Të hënën në orën 12:45 pritet të jepet vendimi i Gjykatës.

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Xhuvani ishte aktivist i PS. Nga përplasja 3 persona të tjerë u plagosën, mes tyre një efektive policie.

I akuzuar për vrasjen është ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë