Drejtësia

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK kërkon ndryshim akuze për “vrasësin”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vitit të kaluar. Prokuroria ka kërkuar që akuza të ndryshohet nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale.

Vetë Blendi Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës do të mbahet më 3 nëntor.  

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”.

Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë edhe në një sherr në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë