Politike

Vrasja e gjeneralit iranian, Anti-Terrori në gatishmëri!

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit duket se kanë alarmuar edhe autoritetet shqiptare,

 Agjentët e anti-terrorit kanë rritur masat e sigurisë gjatë ditëve të fundit, duke monitoruar objektet e rëndësisë së veçantë, gjithashtu  ata kanë rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë vendase dhe të huaja.

Lajmi bëhet i ditur nga “ABC News”, e cila njofton se autoritetet shqiptare do të vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim shtetasit iranianë që qëndrojnë në vendin tonë dhe objektet ku ata janë dislokuar.

“Këto masa sigurie vijnë në kuadër të kërcënimeve të vazhdueshme që kanë ardhur nga shteti i Iranit si kundërpërgjigje për vrasjen e Qassem Soleimani komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit’, thonë burimet.

Forcat QUDS janë shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe u bënë të njohura për publiku shqiptar disa muaj më parë, kur Policia e Shtetit zbuloi një celulë terroriste iraniane, do sulmonte muxhahedinët e strehuar në vendin tonë për Sulltan Novruz.

Njeriu që udhëhiqte celulën terroriste iraniane të zbuluar në Shqipëri duket jepte llogari përpara kësaj njësie speciale të njohur botërisht për lidhjet me terrorizmin.

Policia shqipare ka bërë të ditur në tetor të këtij viti se celula terroriste udhëhiqej nga forcat QUDS dhe planifikonte goditjen e drejtpërdrejtë të kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë.

Shqetësimin për përfshirje e Shqipërisë në këtë konflikt e kanë ngritur edhe ekspertët.

Ish-ministri e jashtëm Tritan Shehu, këtë sulm të SHBA-ve e shikon jo si një rrezik për fillimin e një lufte mes këtyre dy vendeve, por si një veprim të radhës të Shteteve të Bashkuara, në rolin e tyre për të mbajtur stabilitetin në botë dhe për të luftuar terrorizmin.  Ai gjithashtu thotë se kjo situatë do të qetësohet, dhe se është i mendimit që Irani të tërhiqet nga kërcënimet. Sa i përket Shqipërisë dhe rrezikut që mund t’i krijohet nga një tension i tillë, Shehu thotë se Shqipëria do të ndihet e rrezikuar vetëm atëherë kur do të humbasë aleancën me SHBA-n dhe NATO-n.

“Shqipëria do të ndihet e rrezikuar kur nuk do të jetë aleate e SHBA-së dhe NATO-s. Roli gjeopolitik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet tejet i rëndësishëm e garant për zhvillimet tona pozitive në të ardhmen, pa zbehur aspak rolin dhe rëndësinë e faktorit evropian në forcimin e këtij procesi. Në momentin kur Shqipëria do të tërhiqet nga këta aleat strategjik, atëherë do të ndihet e rrezikuar”, thotw Shehu.

Ndërsa analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi, thotë se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve kanë qenë të shkatërruara edhe para vrasjes së gjeneralit iranian. Kjo gjë sipas tij, bëri që në këto tri vite marrëdhëniet mes tyre të bëhen shumë armiqësore dhe që do jetë shumë e vështirë që këto marrëdhënie të kthehen në nivelin që kanë qenë më parë.

Sa i përket nisjes të një lufte me përmasa madhore dhe nëse ndihet e rrezikuar Shqipëria nga një tension i tillë, Zekthi thotë se tensionet do të jenë më të larta por do të jetë e vështirë të kemi një luftë me përmasa të mëdha ku të përfshihen shumë shtete. Për Shqipërinë shprehet se është periferia e botës dhe shumë nga vendet në konflikt nuk e kanë në listë fare. Por pavarësisht kësaj, ai thotë se strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri dhe kryeministri Rama është i treguar i zellshëm në “sulmet” e Iranit, rreziku të mos jetë i përjashtuar plotësisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë