Drejtësia

Vrasja e Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë, kalon për gjykim dosja ndaj autorëve të dyshuar

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas në mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Në seancën e kësaj të premteje, mungoi Ilir Beqaraj, i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas, ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas, ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet pretendon Prokuroria.

Krimi dyshohet të jetë porositur përkundrejt pagesës, nga subjekte kriminale në konflikt me Bejtjan që jetojnë jashtë vendit.

Hetuesit kërkojnë gjykimin e Beqarajt dhe Palut për akuzën e vrasjes, mbajtjes pa leje të armëve dhe falsifikim të dokumenteve.

Nga hetimet akuza e kryeqytetit thotë se ka arritur të gjej gjurmë ADN, të Beqarajt në makinën që autorët kanë përdorur për tu larguar, pasi dogjën makinën e krimit.

Profil ADN në të njëjtën makinë u gjet edhe për shtetasin Flodian Plaku, ky i fundit në kërkim.

Gentian Bejtja u vra me breshëri kallashnikovi në banesën e tij në Larshuk pasditën e 15 marsit 2024. Në 2023, në një atentat, ku dyshohej se objektiv ishte po Bejtja, mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjes.

Në 9 janar të vitit 2022, Bejtja, ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë