Drejtësia

Vrasja e Eglantina Bucit, prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Englantina Bucit dhe ka kërkuar 50 vite burg për babain dhe vëlain e saj, Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët akuzohen për vrasjen e saj në vitin 2012. Prokuroria, në konkluzionet e saj ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për secilin.

Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 10 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë, pasi familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Nga hetimet dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, plani për vrasjen e të resë e ka thurur babai i saj, Faik Buci. Më pas, Shkëlzeni, vëllai i vajzës, e ka marrë në makinë pranë zonës së Freskut dhe janë drejtuar në Malin e Dajtit.

Pak metra para se të ndodhte vrasja, 23-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë bashkëpunotërit të drejtësisë, i pranishëm në vendngjarje që ta shpëtonte nga i vëllai, por ai e qëlloi me një plumb në kokë.

Pas vrasjes, bashkëpunëtori i drejtësisë është kërcënuar me jetë nga Shkëlzen Buci, që të mos tregonte atë që kishte parë.

I penduari i arrestua në korrik të vitit 2017 me akuzën e bashkëpunëtorit dhe 6 muaj më pas, në janar të vitit 2018, ai tregoi vendin ku u vra Eglantina Buci nga vëllai në bashkëpunim me të atin. Për zbardhjen e kësaj ngjarje, ai mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë