Ka ndodhur

Vrasja e 34-vjeçarit në Fushë Krujë, lihen në burg për 60 ditë dy vëllezërit Miri

Gazeta Si - Gjykata e Krujës ka vendosur masën “arrest me burg” 60 ditë për Sajmir dhe Landi Mirin, dy vëllezërit që dyshohet se vranë Indrit Ndojn në Fushë Krujë disa ditë më parë.

Trupi gjykues i ka dhënë kohë Prokurorisë të mbledhë prova të reja mbi autorët e dyshuar.

Paraprakisht, mësohet se dy vëllezërit nuk e kanë pranuar vrasjen gjatë dëshmisë së tyre para gjykatës këtë të hënë.

Ndërsa ditën e arrestimit, e shtunë, 22 tetor, ata pranuan krimin dhe u shprehën të penduar për çdo gjë që kishte ndodhur me viktimën.

Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë.

Trupi i tij u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten e shkuar, ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë. Ndërsa vëllezërit  Miri u arrestuan nga policia të shtunën, nj ditë më pas.

Sipas ekspertizës 34-vjeçari është qëlluar nga autorët me kaçavidë në këmbë, ku humbi jetën pas shkak të gjakderdhjes.

Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë