Ngjarje

Indrit Ndoj u vra me kaçavidë në këmbë, arrestohen dy vëllezër si autorë të dyshuar të krimit

Gazeta Si - Dy vëllezër janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Indrit Ndojt, i cili u gjet i pajetë nga familjarët në një kanal të fshatit të premten në mëngjes.

Ata janë Sajmir Miri 39 vjeç dhe Landi Miri 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët sipas policisë janë përfshirë në një konflikt me viktimën.

Sherri që nisi për motive banale, përfundoi në një viktimë, pasi dy vëllezërit e kanë qëlluar 34-vjeçarin në këmbë me kaçavidë, sikurse thuhet në raportin e autopsisë.

Për shkak të gjakderdhjes, ai ka ndërruar jetë. Autorët më pas janë larguar nga vendngjarja dhe trupi i viktimës u gjet gjet nga kalimtarët rreth orës 8:20 të mëngjesit të, në rrugën dytësore të fshatit Hasan të Krujës, shumë pranë banesës së prindërve të të riut.

Banorët njoftuan policinë, e cila pas këqyrjes në vendin e ngjarjes konstatoi se i riu kishte një plumb në këmbë që dyshohet se i ka marrë jetën.

Sipas policisë, viktima ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por theu masën duke dalë në rrugë. Ai ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.

Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestruar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.

Ndaj dy vëllezërve Miri rëndon akuza e “vrasjes”, e kryer në bashkëpunim.

Indrit Ndoj u gjet i hedhur në një kanal në anë të rrugës në Fushë Krujë të premten pranë banesës së prindërve të tij.

Ai kishte një plagë në këmbë të dyshuar nga një armë zjarri, por pas autpsisë rezultoi se ishte goditur me një kaçavidë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë