Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë, e vrasjes së 26-vjeçarit, Indrit Çelaj ka nxjerrë në skenë edhe faktin e mos funksionimit të sistemit të drejtësisë shqiptare. Dy autorët e dyshuar për këtë ngjarje, vellezërit të shpallur në kërkim nga policia, Griseldo Kusi dhe Albano Kusi (djemtë e Bujar Kusit) nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Ty dy vëllezërit janë të përfshirë në ngjarje kriminale, vrasje, plagosje e tentativë vrasje vite më parë, por që gjykatat i kanë liruar.
LEXO EDHE:
Dëshmitari që zbardhi vrasjen e 26-vjeçarit lihet në burg për akuza të tjera
Nisur nga këto fakte Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke e dënuar këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mes të kryeqytetit dhe jo shumë larg institucioneve të rendit dhe sigurisë, propozon që të nisë menjëherë hetimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor mbi vendimet që gjykatat dhanë për çështjet e mëparshme ndaj njërit prej të dyshuarve për vrasjen e teknikut të kondicionerit.
“KSHH u sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit. KSHH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi. Ndërkohë që sipas ligjit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve”, thuhet në reagimin e Komitetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 11:00 në katin e parë të godinës trekatëshe, pas konfliktit të çastit me teknikun e kondicionerëve, i cili po montonte sistemin e kondicionimit të vilës në zonën e “Myslym Shyrit”, pikërisht në këtë ambient që do të bëhej lokal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.