Ka ndodhur

Vrasja e 20-vjeçarit/ Vetëdorëzohet në polici autori

Nga Gazeta Si- 18-vjeçari Axel Hoxhaj, një prej autorëve të sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Stiven Toshkëzi është dorëzuar sot në polici.

Ngjarja ndodhi më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj pas sherrit me 20-vjeçarin e kanë goditur atë me mjet prerës, i cili si pasojë ndërroi jetë në spital.

Enzi Maze ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila ishte e dashura e 20-vjeçarit.

“Falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi Axel Hoxhaj., 18 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, shkruhet në njoftimin e  policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë