Ka ndodhur

Tiranë, 20-vjeçari vritet me thikë nga dy të rinj. Shkak dyshohet sherri për një vajzë

Gazeta Si - Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e goditjes me thikë nga dy adoleshentë pas një konflikti, ku shkak dyshohet se është një vajzë.

Policia bën me dije se dy të rinjtë kanë goditur me mjet prerës (thikë) 20-vjeçarin Stiven Toshkëzi, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas në spital.

Mësohet se dy autorët e vrasjes janë 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Forcat blu kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 të mëngjesit, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Sipas burimeve paraprake, njëri nga dy 18-vjetarët ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak, 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven Toshkëzi i kishte rrahur.

Pamjet e sigurisë të njërit prej bizneseve në rrugë, kanë kapur momentin kur viktima e plagosur, pasi ka ecur 100 metra për të shpëtuar nga sulmi, rrëzohet në tokë dhe nuk ngrihet më.

Pas 10 minutave, shkojnë në vendngjarje familjarët dhe fqinjët e tij. Mësohet se viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.

Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, ndërsa fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës. Më pas 20-vjeçari ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën për ta dërguar tek spitali i Traumës. Por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë