Moti

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu

Nga Gazeta 'Si'-Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim në zonat veriore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendin. Të njëtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 3°C në zonat malore ndërsa vijojnë kostante maksimalet duke regjistruar vlerën 22°C në Jugperëndimi të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë