Moti

Vranësira të dendura në të gjithë territorin

Nga Gazeta 'Si'-Vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu.

Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë