Moti

Vranësira, por jo reshje shiu. Temperaturat deri në 18°C

Nga Gazeta 'Si'- Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.Në fundjavë vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë dhe i qëndrueshëm.

Vranësirat do jenë prezente përgjatë fundjavës, por nuk priten reshje shiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë