Moti

Vranësira dhe shira lokalë. Temperaturat deri në 17°C

Nga Gazeta 'Si'-Territori shqiptar do të mbetet nën prezencën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të vranësirave ku herë pas here do të  pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë.

Nuk do të mungojnë gjithashtu, intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërish intensifikim i reshjeve në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16-17°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë