Territori ynë vijon të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës.
Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare pritet të jetë me vranësira, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mesditë
duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




