Moti

Vranësira dhe reshje të pakta në veri-perëndim

Presioni i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Europën qëndrore, por gradualisht do të kemi hyrjen e masave ajërore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës ku priten reshje të pakta në territorin e Shqipërisë..

E Enjte , data 23 Shkurt 2023

Moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në mbrëmje në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      2/14°C
Zona e ulët         4/16°C
Zona bregdetare 8/16°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë