Moti

Vranësira dhe reshje shiu në veriperëndim, reshje bore në zonat malore

Një impuls i masava ajrore Arktike polare po zbret derjt Europës qendrore dhe Mesdheut, duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë dhe temperatura të ulëta.

E Enjte, data 26 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira të dendura, reshje shiu në jug dhe reshje bore në juglindje- verilindje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -0/6°C
Zona e ulët         2/12°C
Zona bregdetare 6/13°C

E Premte, data 27 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat malore do ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -5/3°C
Zona e ulët         0/12°C
Zona bregdetare 4/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë