Moti

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës

Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendin. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.

Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 6°C deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë