Ka ndodhur

Vranë dhe hodhën në rezervuar 25-vjeçarin, kapet njëri nga autorët e dyshuar (Video)

Njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, ngjarje e ndodhur më 13 qershor 2021, është arrestuar nga policia.

I arrestuari është Kristi Bixheku 26 vjeç nga Lushnja, i cili u vu në pranga në Tiranë. Para pesë muajsh, Xhaferraj ishte vrarë dhe më pas trupi i ishte hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Sipas dosjes hetimore, viktima dhe autorët njiheshin me njëri-tjetrin. Xhaferraj, nga fshati Plug i Lushnjës ishte arrestuar dhe dënuar në shkurt për djegien e qëllimshme të tre automjeteve dhe të një pjese magazine. Ndaj 26-vjeçarit Bixheku, ishte vendosur masë sigurie nga Gjykata e Korçës “arrest në burg” në mungesë.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Për këtë krim akuzohet edhe një tjetër person, me iniciale L.S., i cili është i shpallur në kërkim. Ky i fundit së bashku me Kristi Bixhekun goditën në kokë me sende të forta 25-vjeçari Fridman Xhaferraj nga Lushnja duke i shkaktuar vdekjen. Më pas trupin ia hodhën në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Dyshohet se Fridman Xheferraj është ekzekutuar për larje hesapesh për shkak të konflikteve të mëparshme.

25-vjeçari ishte larguar nga shtëpia në datën 22 maj 2021, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Ai, së bashku me dy autorët, udhëtuan së bashku në drejtim të Korçës dhe kanë qëndruar në një hotel për disa ditë. Vrasja dyshohet të jetë kryer rreth dy javë para se të gjendej trupi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë