Ngjarje

Votimi i kreut të ri të KMSH, Kulla: Zgjedhjet pa surpriza, drejtuesit të bisedojnë me besimtarët

Nga Gazeta ‘Si’ - Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zgjedhur sot kreun e ri të saj, Bujar Spahiu, i cili mbante më herët detyrën ish-nënkryetarit të Komunitetit.

Ai ka kryesuar me 82 vota nga 92 anëtarë të kryesisë që kanë votuar në zgjedhjet e mbajtura sot mes polemikave e akuzave.

I pyetur nga Gazetasi.al ish-këshilltari për Sigurinë në Presidencë, Ilir Kulla thotë se rizgjedhja e Kryetarit të KMSH ishte një zgjedhje pa surpriza që konfirmoi atë që ndodh në KMSH që nga koha kur u largua kryetari i ndjerë Selim Muca.

"Ky trend drejtimi i KMSH është të paktën prej një dekade. Të flasësh sot për përçarje nuk ka kuptim pasi origjina i ka rrënjët më të thella", thotë Kulla.

Sa u takon akuzave për një proces jo të rregullt votimi që çoi në protestë një pjesë të besimtarëve myslimanë për zgjedhje të orientuara në frymën "gyleniste, ish-kryetari i Komitetit të Kulteve Ilir Kulla thotë se protesta ka pasur edhe më parë, por ai përjashton mundësinë e radikalizimit fetar në Shqipëri.

Kulla thotë se rizgjedhja e Kryetarit të KMSH ishte një zgjedhje pa surpriza

"Protesta ka patur dhe 25 vjet më parë, edhe 20 vjet më parë, edhe 15 vjet më parë, 10 vjet më parë dhe kjo është normale. Por protesta s'të bën radikal. Besimi është dogmë dhe dogma është e pandryshueshme", thekson për Gazetasi.al eksperti Ilir Kulla.

Sipas tij, nuk mund të gjykosh grupe besimtarësh apo organizata fetare për nga dogma se atëherë i bie të gjykosh vetë besimin.

Por Kulla i bën apel drejtuesve të rinj të Komunitetit Mysliman që të ulen e të bashkëbisedojnë me besimtarë.

"Tek e fundit ata i përfaqësojnë ata", thotë Kulla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë