Politike

Votim elektronik në Elbasan dhe Kamzë? Qeveria i kalon KQZ-së 2.5 miliard lekë

Qeveria i ka kaluar KQZ-së një fond prej rreth 2.5 miliard lekësh të reja me qëllim  mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku ‘pjesën e luanit’ e zë përgatitjet për votimin elektronik.

Nuk do jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale të 14 majit. Raportohet se KQZ po shqyrton që veç Vorës, pjesë e votimit elektronik të jetë Elbasani dhe Kamza.

Ilirjan Celibashi, gjatë një deklarate për mediat, pak ditë më parë tha se po kërkohet të caktohet një bashki e madhe për të parë dhe se si mund të shtrihet më mirë ky proces

Efekti financiar do të përballohet kryesisht nga  fondi rezervë i buxhetit të shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë