Politike

Votat / Mediu, Dule dhe Duka abstenojnë, munguan Xhafaj, Naço dhe PDIU në bllok (mungesa edhe nga PD) 

117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë miratuan dhënien e autorizimit, të kërkuar nga SPAK për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj.

Në seancë ishin 119 deputetë, tre prej tyre abstenuan. Ata nuk janë deputetë të PS-së, por të opozitës.

Deputetët Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule të tre drejtues të partive opozitare abstenuan për kërkesën e SPAK.

Nga mazhoranca votuan në bllok

Ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetit Fatmir Xhafaj. Ai nuk ishte në sallë e as deputeti Nasip Naço dhe deputeti tjetër Isuf Çelaj.

Ra në sy gjithashtu mungesa në bllok e deputetëve të PDIU-së. Munguan nga PD-ja edhe deputetë të rreshtuar me Lulzim Bashën si Flutura Acka apo Arbi Agalliu por edhe ata të rreshtuar me Berishën si Tritan Shehu apo Agron Shehaj.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë