Mbrëmjen e sotme në Samitin e organizuar në Athinë kanë marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë në Samit ka marrë pjesë edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila është takuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.
Përmes një postimi në Twitter, Von Der Leyen ka ndarë momente të takimit me liderët në fjalë dhe ka zbuluar pjesë nga diskutimi.
Ajo ka kërkuar nga Vuçiçi dhe Kurti gjatë takimit që të punojnë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
I discussed with PM @albinkurti the need to de-escalate tensions in the North of Kosovo, re-engage in the EU-facilitated dialogue & implement agreements on the normalisation of relations between Kosovo & Serbia.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
It‘s vital to bring down barriers in the region & the Western… pic.twitter.com/BM0Z7fjpT3
“Kam diskutuar me kryeministrin Kurtin nevojen për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të rrëzohen barrierat në rajon”, është shprehur Von Der Leyen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.