Kosova

Von der Leyen: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen dhe të normalizojnë situatën

Nga Gazeta 'Si'-Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit për të cilin kanë rënë dakord.

Përmes një deklarate për mediat ajo ka bërë thirrje të dy palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe të përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord.

“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes… U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore…Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kanë rënë dakord me BE-në për tejkalimin e situatës në veri të vendit.

Ndër pikat me të cilat janë pajtuar është reduktimi i pranisë së policëve atje dhe mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat pas verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë