Makina

Volkswagen do të integrojë ChatGPT në makina për të ‘përmirësuar’ bisedat me shoferin

Volkswagen sapo ka prezantuar planin për të instaluar ChatGPT të OpenAI në automjetet e tij duke filluar nga tremujori i dytë i 2024. Chatbot-i do të jetë i disponueshëm në të gjithë linjën e VW, duke përfshirë në Tiguan, Passat dhe Golf si dhe nw automjetet elektrike.

Shërbimi do të vijë fillimisht në Evropë dhe po konsiderohet për klientët në SHBA, megjithëse planet ende nuk janë finalizuar. VW po përdor ChatGPT për të bërë më inteligjent asistentin e saj zanor IDA në makinë për të mundësuar komunikim më natyral midis makinës dhe shoferit. Pronarët e automjeteve mund të përdorin asistentin e ri zanor me superfuqi për të kontrolluar funksionet bazë, si ngrohja dhe ajri i kondicionuar, ose për t’iu përgjigjur “pyetjeve për njohuri të përgjithshme“.

"Do pasurohen bisedat, do sqarohen pyetjet dhe do merren informacione specifike për automjetin dhe shumë më tepër, thjesht dhe pa duar“, thotë kompania.

VW premton se nuk do t’ju detyrojë të krijoni një llogari të re ose të instaloni ndonjë aplikacion. Chatbot mund të aktivizohet duke përdorur fjalët “Hello IDA” ose duke shtypur një buton në timon. Dhe OpenAI nuk akseson statistikat tuaja të drejtimit. VW thotë se pyetjet dhe përgjigjet “fshihen menjëherë për të siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të mbrojtjes së të dhënave“.

Vitin e kaluar, OpenAI tha se do të lëshonte një platformë për të krijuar versione të personalizuara të ChatGPT për raste të veçanta përdorimi. Këta agjentë të AI, të cilët OpenAI po i quan GPT, do të jenë të aksesueshëm përmes dyqanit GPT të kompanisë. Shumica e asistentëve zanorë të automjeteve janë mjaft të zgjuar, të aftë për të bërë gjëra të tilla si ndezja e ngrohësve të sediljeve por u mungojnë aftësitë në bisedim dhe zakonisht nuk përmbushin kërkesat më komplekse të navigimit.​ Prandaj VW mendon se integrimi i inteligjencës artificiale është i rëndësishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë