Ka ndodhur

Vodhi 38 mijë euro nga mashtrimet në Facebook, kapet hakeri i fundit i grupit

Në kuadër të operacionit policor “Transferta”, është arrestuar një tjetër person, duke e çuar në 11 numrin në total të të akuzuarve që janë vendosur pas hekurave.

Operacioni u finalizua në korrik të vitit të kaluar, ndërsa këtë të diel është arrestuar një 22-vjeçar, me inicialet E.K., i akuzuar për mashtrim kompjuterik.

Sipas policisë, i arrestuari së bashku me personat e tjerë që ndodhen në burg për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit, miqve të personave që u kanë ndërhyrë në llogari, u kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38.000 euro.

Policia thekson se vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë