Ka ndodhur

Vodhën një banesë me armë në Krujë, arrestohen dy hajdutët e dyshuar

Gazeta Si - Dy persona, K.G., 38 vjeç dhe Xh.G., 22 vjeç, të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje në një banesë në Brret të Krujës janë arrestuar.

Policia thotë se dy autorët e arrestuar dyshohet se janë përgjegjës edhe për disa raste të vjedhjes me armë në vende të ndryshme.

Sipas policisë së Durrësit "këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri pushkë gjysmë-automatike, kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari".

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.

Operacioni u kodua “Brreti” dhe ndaj tyre u formua akuza “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë