Futboll

Vllaznia shkërmoqet në Rrogozhinë, Partizani mundet nga Kastrioti mes tensionit

Gazeta Si - Java e 26-të e Superiores ka nisur sot me ndeshjet Egnatia-Vllaznia dhe Kastrioti-Partizani, ku shkodranët dhe të kuqtë kanë dalë të humbur, duke u futur në krizë. Vllaznia mban vendin e 4-t aktualisht, kurse Partizani të 5-tin.

Një humbje turpëruese ishte ajo që Vllaznia pësoi në Rrogozhinë, me rezultatin 3-0. Heroi i ndeshjes ishte braziliani Pedro Augusto, autor i të tre golave për Egnatian. Një ndeshje shumë e dobët në mbrojtje e shkodranëve, në stolin e të cilëve debutoi Elvis Plori, pas largimit të Tomas Bërdariç.

Egnatia feston nje nga golat ndaj Vllaznise. Gazeta Si, 19 mars 2022

Për Vllazninë ishte humbja e dytë radhazi, pas asaj në shtëpi me Tiranën. Për 30 minuta shkodranët luajtën me 10 vetë, pasi Heric u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe Partizani duket në krizë. Javën e kaluar i shpëtoi humbjes ndaj Egnatias në kohën shtesë, ndërsa sot është mundur nga një tjetër ekip mbijetese, Kastrioti. Vendosi një gol i sulmuesit Kaina në këtë ndeshje, që pati shumë tension në fushë. Kallaku humbi një penallti për Partizanin, kur rezultati ishte 0-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë