Futboll

Vllaznia humb thellë edhe me PSG-në, goli mbetet mirazh në Champions

Gazeta Si – Vllaznia në futboll për femra është mundur sot në Francë nga PSG-ja, me rezultatin e thellë, 5-0. Ishte ndeshja e tretë në grupet e Ligës së Kampioneve dhe humbja e tretë për vajzat kuqeblu.

Në “Stade Jean Bouin-Paris” skuadra shkodrane nuk mundi ta përballonte PSG-në dhe pësoi 5 gola. Diferenca mes dy skuadrave ishte e madhe.

Vllaznia nuk ka mundur të shënojë ende golin e parë në tri ndeshje të luajtura në grupet e Championsit, ku regjistron golaverazhin 0-15. Shkodranet më pare janë mundur nga Real Madrid dhe Celsi.

Në ndeshjen e sotme golat për skuadrën franceze u shënuan nga Geyoro, Gjergji (autogol), Bashman, Baltimor dhe Folket.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë