Rritja globale këtë vit regjistroi ritmin e saj më të dobët që nga kriza globale financiare e një dekade më parë, duke pasqyruar ndikimet e zakonshme në të gjithë vendet dhe faktorët specifikë të çdo vendi.
Rritja e barrierave tregtare dhe pasiguria që e shoqëroi atë rënduan mbi besimin e biznesit dhe aktivitetin global. Në disa raste (ekonomitë e përparuara dhe Kina), këto zhvillime zmadhuan ngadalësimet ciklike dhe strukturore tashmë në zhvillim e sipër.
Presione të mëtejshme erdhën nga rënia specifike e ekonomisë së një vendi të caktuar në ekonomitë e mëdha të tregjeve në zhvillim si Brazili, India, Meksika dhe Rusia. Përkeqësimi i presioneve makroekonomike në lidhje me kushtet financiare të shtrënguara (Argjentinë), tensionet gjeopolitike (Irani) dhe trazirat sociale (Venezuela, Libia, Jemeni) ka kompletuar tablonë e vështirë.
Me mjedisin ekonomik që sa vjen e bëhet më i pasigurt, kompanitë rritën vigjilencën sa i përket shpenzimeve afatgjatë dhe po ashtu blerjet globale të makinerive dhe pajisjeve u ngadalësuan. Kërkesa e familjeve për mallra të qëndrueshëm gjithashtu u dobësua, megjithëse pati një rritje modeste në tremujorin e dytë të vitit 2019. Kjo ishte veçanërisht e dukshme tek automjetet, ku ndryshimet rregullatore, standardet e reja të emetimeve, dhe ndoshta edhe rritja e aksioneve ndikoi në disa vende.
Përballë kërkesës së ngadaltë për mallra të qëndrueshëm, firmat zvogëluan prodhimin industrial. Tregtia globale - e cila është intensive në mallrat e qëndrueshme - u ngadalësua.
Bankat qendrore reaguan në mënyrë agresive ndaj veprimtarisë më të dobët ekonomike. Gjatë vitit, disa banka qendrore, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-ve, Bankën Qendrore Europiane dhe bankat qendrore të ekonomive të mëdha, ulën normat e interesit, ndërsa BQE gjithashtu rifilloi blerjet e aseteve.
Këto politika kanë shmangur një ngadalësim më të thellë të ekonomisë globale. Normat e ulëta të interesit dhe kushtet financiare mbështetëse, përforcuan blerjet ende të qëndrueshme të mallrave dhe shërbimeve të paqëndrueshme, duke inkurajuar krijimin e vendeve të punës. Tregjet e shtrënguara të punës dhe rritja graduale e pagave, kanë mbështetur besimin e konsumatorit dhe shpenzimet e familjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.