Futboll

Vlen 35 milionë euro, Milani studion situatën për Armando Brojën

Gazeta Si – Armando Broja rikthehet në fokusin e shtypit sportiv italian. Këtë herë nuk është Napoli, por Milani klubi ku del emri i sulmuesit të Kombëtares. Dhe nuk është hera e parë që Broja përmendet te Milani.

Drejtuesit e klubit kuqezi po mendojnë për merkaton e talenteve të reja dhe sipas ‘Corriere dello Sport’, në shënjestër është Armando Broja. Gazeta prestigjioze italiane jep disa detaje në lidhje me një kalim të mundshëm të Brojës te Milani.

Armando Broja, sulmuesi kuqezi i Çelsit. Gazeta Si, 22 gusht 2022

Kartoni i sulmuesit të Çelsit vlerësohet në rreth 35 milionë euro dhe kjo shifër konsiderohet e lartë për Milanin në këtë moment. Megjithatë, pritet të ketë negociata, duke parë që Broja nuk po gjen shumë hapësira në Londër.

Interesant është fakti se gazetarë të njohur italianë kanë sugjeruar shpesh emrin e Brojës në merkato. Sipas tyre, është më mirë të investohet te lojtari shqiptar se te emrat e njohur. Ata e konsiderojnë 20-vjeçarin një sulmues me të ardhme të madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë