Futboll

Vlahoviç perfekt dhe në fund Milik, Juve gjen buzëqeshjen pas 2 barazimesh

Gazeta Si – Në ‘Stadium’ kanë vendosur një gol me goditje dënimi i sulmuesit serb dhe një gol i polakut në kohën shtesë për të marrë 3 pikët ndaj Specias. Juventusi kap Milanin, Lacion dhe Napolin në kuotën e 8 pikëve.

Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e trajnerit Alegri rigjen fitoren dhe buzëqeshjen. Në javën e 4-t të Serie A, Juventusi mundi 2-0 Specian dhe i bashkohet kreut të ngjeshur, me Romën në vend të parë.

Vlahoviç feston golin e avantazhit. Gazeta Si, 31 gusht 2022

Bardhezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke zhbllokuar shifrat falë një tjetër goditjeje dënimi perfekte të Vlahoviç. Më pas patën rënie dhe vuajtën jo pak. Golin e sigurisë Juventusi e gjeti vetëm në minutën e parë shtesë me Milik. Lajm i keq për Alegrin është dëmtimi i Sheznit.

Lacio dhe Napoli janë ndalur në barazim në javën e 4-t. Lacio kryesonte 0-1 në fushën e Sampdorias deri në fund, kur u barazua nga Gabiadini. I papritur ishte barazimi 1-1 i Napolit në fushën e tij me Leçen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë