Kosova

“Vjosa Osmani kërcënohet me jetë”

Këshilltari i Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan se ndaj saj po ushtrohet një fushatë e egër, e shoqëruar edhe me kërcënime me jetë.  

“Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja.

Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, shkruan këshilltari i Presidentes, Fatos Peci


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë