Moti

Vjeshta iku, dimri vjen me borë

Vjeshta u mbyll me reshje shiu dhe stuhi por dhe reshje bore në verilindje në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat do të zbresin dhe dimri meteorologjik do të nisë me diell. Por temperaturat do të zbresin ndjeshëm dhe në zonat malore termometri do të shkojë nën 0 gradë.

Zonat malore -3-7 gradë celsius.

Zona e ulët 2-17 gradë celsius.

Zonat bregdetare 6-17 grade celsius.

Fillimi i javës sërish do të riktheje mot të paqëndrueshëm dhe ditën e martë, i gjithë vendi do të jetë me reshje shiu dhe reshje bore intensive në verilindje, deri në lartësitë 600 metra. Temperaturat do të jenë në rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë