Futboll

Vjen konfirmimi, Uefa krijon kompeticionin e tretë për klube

Në Dublin të Irlandës përveç hedhjes së shortit për eliminatoret e kampionatit evropian, UEFA ka mbajtur mbledhjen e zakonshme të Komitetit Ekzekutiv. Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime për mbarëvajtjen e futbollit europian, ku ndër më të rëndësishmit është krijimi i një kompeticioni të tretë për klubet, pas Champions League dhe Europa League. Kompeticioni i ri do të fillojë që sezoni 2021.

“Më shumë kompeticione, më shumë klube që lujanë në to, çka do të thotë më shumë futboll në të gjitha vendet”- ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Parashikohet që numri i skuadrave që do të luajnë në të treja kupat europiane të rritet më disa përqind, çka do të thotë se edhe fondi i të ardhurave që ky sport do të xhirojë do të jetë edhe më i madh.

Kompeticioni i ri emrin e përkohshëm e kam marrë UEL2, por Uefa ka njoftuar se ai do të jetë i ndryshëm. Do të jetë një turne me 32 ekipe që do të ndahen në 8 grupe me nga katër skuadra. Më pas do të ketë një raund të 1/16, të 1/8, 1/4 dhe deri në finalen e madhe.
Kompeticioni i ri do të jetë i përbërë nga 141 ndeshje të shpërndara në një hapësirë kohore prej 15 javësh, ekzaktsisht sa është Uefa Europa League.

Fituesi i këtij kompeticioni të ri do të sigurojë një biletë direkt për në sezonin pasardhës të Europa League. Ky kompeticion i ri do të luhet ditën e enjte. Liga e Kampionëve nuk ndryshon, ndërsa Europa League do të duhet që të përshtatet në orare, në mënyrë që mos të ketë përplasje.

Pas mbledhjes së komitetit dhe kësaj rregulloreje guidë, mbetet vetëm për të filluar puna për implementimin, që në sezonin 2021-2022 çdo gjë të jetë gati për këtë kompeticion të ri.

Kjo kupë e tretë që krijohet nga Uefa do të jetë një shans më shumë për klubet shqiptare që të luajnë në arenën ndërkombëtare. Për ekipin kampion dhe nënkampion do të shtohen ndjeshëm shanset që të marrin pjesë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni të ri, teksa rruga për në Ligën e Kampionëve dhe Europa League pritet të bëhet disi më e vështirë.

 

Më Shumë