Jete & Stil

Beteja e modës

Me vizitën shtetërore të çiftit presidencial francez në Shtetet e Bashkuara pritej edhe një pwrballje mode midis dy Zonjave të Para. Cila duket më bukur Brigitte Macron opo Melania Trump?

Duke e ditur që do të ishin në lupën e mediave, kritikëve dhe admiruesve,  Zonjat e para të SHBA dhe Francës kishin përgatitur në detaje veshjet që do të mbanin gjatë takimeve të dy bashkëshortëve të tyre.

Gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump zgjodhi një veshje elegante ngjyrë karboni të Dolce&Gabbana, të shoqëruar me nje xhaketë, e cila bëri të gjithë ndryshimin, të krijuar nga shtëpia franceze e modës, Givenshy, përballë saj Brigitte Macron i qëndroi sërish besnike shtëpisë së modës Luis Vuitton me veshjen e saj ngjyrë pana me një rrip asimetrik të zi.

Për ceremoninë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë të martën më 24 prill, dy zonjat zgjodhën të ishin në sintoni të plotë, u prezantuan me veshje të bardha.

Brigitte Macron i lejoi vetes disa detaje ngjyrë karboni në xhepat e veshjes së saj dhe në anët e xhaketës. Melania Trump u prezantua me një veshje të Michael Kors me rrip në mes dhe më e rëndësishmja me një kapelë të madhe tip Beyoncé, siç kane vërejtur kritikët e modës.

Si gjithmonë me Louis Vuitton, Brigitte Macron zgjodhi të shkëlqejë me një fustan mbrëmjeje ngjyrë pana të qëndisur me detaje të arta, ndërsa Zonja e parë amerikane zgjodhi një krijim të modës së lartë të Chanel. Veshja e argjendtë, me të cilën shkëlqente, i siguronte një ekstravagancë të pranueshme Melania Trump.

 

Më Shumë