Futboll

‘Viti zero’, Real Madrid harton planin për sezonin e ardhshëm

Pas shumë largimeve të rëndësishme dhe trofeve të panumërt në 5 vitet e fundit te Real Madrid duket sikur janë të ngopur. Sezoni 2018-2019 është shumë larg pritshmërive dhe nga shumë drejtues dhe tifozë të “Los Blancos” po konsiderohet si “viti zero”. Këtë sezon shumë pak rëndësi kanë rezultatet dhe më shumë do të jetë një fazë kolaudimi për atë që duhet të ndërtohet në sezonin e ardhshëm.

Gjithçka fillon nga merkato e futbollistëve. Do të jenë shumë lojtarët e larguar nga Real Madrid, mes tyre edhe nga ata që I kanë fituar të gjithë si në planin individual dhe ekipor. Në këtë pikë bëhet fjalë për emra si Bejl, Toni Kros, Luka Modriç, Marselo, Benzema, Isko dhe disa lojtarë të tjerë që në këto 5 vitete e fundit kanë pasur shumë peshë si me Ançelotin ashtu edhe me Zidanin.

Por largimi i këtyre futbollistëve peshon jo pak te klubi madrilen dhe do duhen menduar shumë mirë emrat që do i zëvendësojnë. Drejtuesit dhe zbuluesit e talenteve të “Los Blancos” tashmë janë hedhur të gjithë në terren në kërkim të lojtarëve të rinj që do të sjellin trofetë e rinj për klubin “mbretëror”. Për sulmin janë dy emrat më të përfolur, Eden Hazard dhe Mauro Ikardi. Të dy janë ndër më të mirët në botë për pozicionet e tyre dhe të Real Madrid do të shkon shumë të uritur. Hazard dhe Ikardi luajnë prej disa vitesh në nivele të larta, por trofetë e fituar janë shumë pak në krahasim me ambiciet e tyre. Këtyre dy emrave Real Madrid do iu bashkojë edhe dy talentet që tanimë i ka në gjirin e vetë, Vicinisius dhe Diaz, për të formuar kështu një repart ofensiv ëndrrash që do të ofronte garanci për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Por edhe në mesfushë Real Madrid po monitorin disa emra. Deri më tani duket i sigurt rikthimi i Mateo Kovaçiç në Madrid, pasi të mbyllet huazimi te Çelësi. Por jo vetëm mesfushori kroat, pasi edhe Kante, Zaniolo, Pogba apo Dele Ali janë mesfushorët që “Los Blancos” po i vëzhgojnë nga afër. Të gjithë janë lojtarë që këtë sezon po shkëlqejnë dhe pritet që në merkaton e verës Real Madrid të nisë oferta konkrete.

Në mbrojtje dy, janë emrat më të pëlqyer nga Real Madrid për të mbajtur peshën e fanellës së titullarit sezonin e ardhshëm. Milan Skrinjar dhe Kulibali, dy qendërmbrojtësit më të mirë në Itali për momentin. Të dy janë shtylla në mbrojtjet e Napoli dhe Interit dhe Florentino Perez do të përpiqet t’i marrë në Madrid për të zbutur sa më shumë largimin e Ramos dhe Marselo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë