Sociale

Viti i ri akademik nis më 2 nëntor

Viti i ri akademik 2020-2021 për të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të fillojë më 2 nëntor.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka firmosur urdhrin për caktimin e datës dhe ka caktuar pikërisht datën 2 nëntor.

Po ashtu ministrja i kërkon IAL-ve të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ky do të jetë viti i parë akademik që fillon në kushte pandemie. Studentët do të ulen në auditorë duke respektuar masat e distancimit social si dhe ato të higjienës për shkak të Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë