Komunitet

Vitaminat nuk ndjekin trendin

Trendet janë ata që e mbajnë gjallë modën : Një sezon janë çantat e mëdhaja ngjyra-ngjyra dhe sezonin tjetër janë çantat e vogla elegante. Ngjyrat herë marrin e herë nuk marrin vëmendje dhe xhinset mund të ndryshojnë nga super të ngushta në xhinse super të gjera. Por ndryshimet janë të bukura gjithsesi, kush nuk e do mundësinë për të rigjetur veten çdo vjeshtë?

Por kur vjen puna tek shëndeti, veçanërisht tek gjërat që ne fusim në trupin tonë, është mirë që të ndjekim shkencën, jo turmën. Ndiqni ‘Ritual’, kompaninë e multivitaminave të femrave. “Si një dietologe, unë besoj se ne duhet të mbështetemi fillimisht tek ushqimi për lëndët e nevojshme ushqyese dhe më pas të përdorim vitaminat për të mbushur boshllëqet”, thotë Mastaneh Sharafi, Drejtoresha e Çështjeve Shkencore dhe Klinike në Ritual. “Multivitaminat tona janë të zhvilluara përmes ushqimeve dhe shkencës së bazuar në filozofi, jo përmes trendeve”.

Pronarja e kompanisë, Katerina Schneider, e krijoi kompaninë nga nevoja kur nuk po gjente dot një vitaminë për gra shtatëzëna të cilës mund ti besonte. “Unë e krijova Ritual me besimin se shëndeti më i mirë fillon me përbërës më të mirë”, thotë ajo. “Me ne, ti do e dish se nga kanë ardhur përbërësit tanë”.

Transparenca është cilësia më e mirë e Ritual, ata vazhdimisht testojnë identitetin, pastërtinë, forcën dhe kompozimin, prandaj ti mund të jesh e sigurt për atë çfarë lexon në paketimin e vitaminave të tua. Produktet e tyre janë vegane, pa gluten, pa ngjyrues dhe pa suplementë shtesë që mund të ndikojnë në formulën e përbërjes së tyre. “Ne besojmë se mundësia për të qënë më e mira e vetes rritet me ne, dhe ne kemi dizajnuar produkte që ju ndihmojnë në një rritje sa më të shëndetshme”, thotë Sharafi. “Për ne, rritja është diçka më shumë se rrudhat apo vizat në fytyrë, ajo fillon nga brenda, në qelizat dhe organet tona”. Madje, duke u bazuar në këtë fakt, Ritual sapo ka nxjerrë në treg “Essential for Women 50+”.

Sigurisht që kujdesi për veten, në çfarëdolloj forme, është një detyrim. Të marrësh vitaminat është aq e thjeshtë sa të veshësh këpucët në mëngjes, më e thjeshtë madje pasi nuk do të duhet të vihesh në dilemë nëse do të veshësh pupat apo çizmet. Në çdo kohë, nuk ka rëndësi nëse je 25, 45 apo 65 vjeç, duke shtuar një multivitaminë Ritual në regjimin tënd, dhe duke e shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe kohë të mjaftueshme për të pushuar – duhet të dish se je duke bërë padyshim një investim në veten tënde të ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë