Futboll

Vit i ri zakon i vjetër, Ronaldo merr trofeun e parë me Juventusin

Ka mjaftuar një gol i Ronaldos që Juventus të fitojë trofeun e parë në vitin 2019. Torinezët kanë triumfuar në Superkupën e Italisë përballë Milanit me rezultatin minimal 1-0. Përballja u vendos nga goli i portugezit Ronaldo në minutën e 61’ dhe Milan nuk mundi dot të bënte asgjë për ta fituar këtë përballje të luajtur në Jedah të Arabisë Saudite.
Ndeshja e zhvilluar në impiantit e ri “Mbreti Abdullah” edhe pse vuri përballë dy ekipe të ndryshme në cilësi, por me të njëjtën dëshirë për të triumfuar. Juventusi si fituesi absolut në Kupë dhe Kampionat sezonin e shkuar, gjeti Milanin përballë si finaliste e Kupës së Italisë.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1085622658060951553

Kuqezinjtë e Gatuzos me Higuain në stol u përpoqën që ta marrin këtë trofe simbolik për të rritur sadopak moralin në këtë periudhë aspak pozitive. Në pjesën e parë Milani do i kishte disa mundësi për të shënuar, por Kutrone me shok nuk ishin në lartësinë e duhur.
Nga ana tjetër, Juventusi si një makineri perfekti diti ta administrojë në mënyrë perfektë këtë përballje. Ashtu siç kishte paralajmëruar, Alegri hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

https://twitter.com/KNOXTAINMENT/status/1085621670008754176

Pas disa vuajtjeve në pjesën e parë, në minutën e 61’ ndeshjen do e zhbllokonte ai që ndryshe quhet si “njeriu i finaleve”. Kristiano Ronaldo çoi në rrjetë me kokë topin e pasuar në mënyrë mjeshtërore nga ana e Miralem Pjaniç. Në minutat në vazhdim, kur Milan tentoi të reagonte, Kesi doli me karton të kuq, duke i lënë kuqezinjtë me një lojtarë më pak dhe as Higuain i futur në fushë nuk mund të bënte asgjë.
Kështu Juventus e nis me trofe këtë vit, ku synimi i madh është tripleta e madhe Champions, Serie A dhe Copa Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë