Pak pas shitjes të së dhënave, Facebook është përfshirë kohët e fundit në një tjetër skandal të përmasave të mëdha. Kompania e rrjeteve sociale ka njoftuar të ditën e djeshme se 14 milionë përdorues duhet të shqyrtojnë me kujdes mesazhet që kanë shpërndarë nga 18 maji deri në 22 maji, periudhë në të cilën Facebook është goditur nga virus. Sipas raporteve, sistemi i rrjetit social doli jashtë kontrollit dhe ndryshoi automatikisht të gjitha cilësimet e llogarive të përdoruesve nga private në publike. Pra me pak fjalë, miliona përdorues kanë shpërdarë statuse, kanë bërë përditësime private dhe kanë publikuar materiale pa e ditur se gjithçka ishte publike.
Kompania tha se gabimi ka ndodhur ndërkohë që ishte duke punuar për të ridizajnuar mënyrën se si shfaqen profileve e përdoruesve që janë gjithmonë publik. Çdo përdorues i Facebook mund të përcaktojë audiecën që sheh postimet e tij duke përdorur opsionin e "përzgjedhjes së audiencës". Me pak fjalë, njerëzit mund të krijojnë postime të reja të dukshme vetëm për miqtë ose nëngrupet e miqve, duke ndryshuar këtë parazgjedhje përmes cilësimeve të privatësisë së tyre. Por, për katër ditë të muajit të kaluar, virusi që u infiltrua në sistem shpërfilli preferencat e përdoruesit dhe i bëri të gjitha postimet publike.
Facebook e ndaloi virusin më 22 maj, por nuk i ktheu cilësimet e duhura të privatësisë për të gjitha postimet deri më 27 maj.
Rrjeti social po punon për të përmirësuar marrëdhëniet me përdoruesit pas skandalit të “Cambridge Analytica”, e cila arriti të shtinte në dorë të gjitha të dhënat e përdoruesve. Facebook është duke punuar aktualisht në një menu të re privatësie për 2 miliard përdoruesit e rrjetit social.
Por polemikat duket se nuk kanë fund, Këtë javë, “The Washington Post” raportoi se Facebook kishte ndarë të dhëna të veçanta me Huawei, një firmë kineze për të cilën ligjbërësit thonë se përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Lajmi nxiti reagim të shpejtë nga ligjvënësit amerikanë, të cilët i kërkuan Facebook më shumë informacion mbi partneritetin me firmën kineze dhe ngritën pyetje të mëtejshme nëse Facebook ka shkelur një marrëveshjen ë fshehtësisë që ka bërë me qeverinë amerikane në vitin 2011.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.