Kosova

Viktima e parë nga zjarret edhe në Kosovë

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të zjarreve që kanë prekur edhe Kosovën. Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është regjistruar në fshatin Novosellë të Malishevës.

Vdekja dyshohet se është shkaktuar nga asfiksia, pasi viktima kishte tentuar që të shuante zjarrin në stallën e bagëtive.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Policia e Kosovës, e cila sqaron se viktima ishte dërguar pa shenja jete në spital. Kosova prej pak ditësh po përballet me zjarret ashtu si shumë vende të tjera në rajon.

Ndërkohë një ditë më parë dhe në Shqipëri u regjistrua një viktimë nga zjarret në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë